عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Hud [Hud] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Hud [Hud] Ayah 123 Location Maccah Number 11

Elif, lam, ra.[67] Ky është një Libër, ajetet e të cilit janë përmbledhur në mënyrë të përkryer, pastaj janë shtjelluar nga një i Urtë e i Gjithëditur,

që të mos adhuroni askënd përveç Allahut. Me të vërtetë, unë jam për ju paralajmërues dhe përgëzues nga ana e Tij.

Dhe (ju këshilloj) që të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendim, që t'ju begatojë me të mira për një kohë të caktuar dhe që t'i dhurojë mirësi çdo punëmiri. E, nëse kthejnë shpinën (atëherë thuaju:) "Me të vërtetë, unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të madhe."

S'ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos e ketë marrë Allahu përsipër rrizkun e saj. Ai e di vendqëndrimin dhe vendprehjen e saj. Të gjitha këto janë të shënuara në një Libër të qartë.

Nëse ia mundësojmë njeriut të shijojë një pjesë të mëshirës Sonë e pastaj ia heqim atë, ai bëhet krejtësisht i dëshpëruar dhe mosmirënjohës.

Mbase, ti dëshiron të lësh kumtimin e një pjese që të shpallet dhe të ngushtohet gjoksi, për shkak se ata thonë: "Përse nuk i zbret atij ndonjë thesar ose të vijë me të ndonjë melek?" Ndërkohë që ti, në të vërtetë, je vetëm paralajmërues, e Allahu është Mbikëqyrës mbi çdo gjë.

Apo, mos thonë: "Ai (Muhamedi) e trilloi atë (Kuranin)!"? Thuaju: "Atëherë, sillni dhjetë sure të ngjashme të sajuara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!"

Por, në qoftë se nuk ju përgjigjen, atëherë dijeni se ky (Kuran) ka zbritur me dijen e Allahut dhe se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Pra, a nuk po bëheni muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)?

A mund të jenë (këta jobesimtarë) të barabartë me atë që mbështetet në dëshmi të qartë prej Zotit të vet, të cilin e pason një dëshmitar nga Ai, por edhe para tij (ishte dëshmitar) Libri i Musait, që është udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë atë (Kuranin). E, kushdo nga grupet që e mohon atë, le ta dijë se Zjarri do të jetë vendi i tij i premtuar. Prandaj, kurrsesi mos dysho në të, se, pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.

të cilët pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe që nuk besojnë në botën tjetër!"

Këto dy grupe (mohuesit e besimtarët) i ngjajnë atij që është i verbër e i shurdhër dhe atij që sheh e dëgjon. Pra, a mund të jenë njësoj?! A nuk po mendoni?!

Në të vërtetë, Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (e ai u tha): "Vërtet, unë jam paralajmërues i qartë për ju,

Ai (Nuhu) tha: "O populli im! Më thoni, nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë (pejgamberinë) nga ana e Tij, e ju nuk e shihni, a t'ju detyrojmë (të besoni), edhe nëse e urreni?

Ata thanë: "O Nuh, mjaft u grinde me ne, madje e teprove duke u grindur, prandaj na e sill atë (dënimin) me të cilin po na kërcënon, nëse e thua të vërtetën."

Apo, mos thonë vallë: "Ai e trilloi atë!"? Thuaju: "Nëse unë e kam trilluar, atëherë gjynahu im bie mbi mua dhe unë nuk do të jap llogari për gjynahet që bëni ju."

Dhe ndërtoje anijen nën Sytë Tanë (mbikëqyrjen Tonë) e sipas udhëzimit Tonë dhe mos m'u lut për ata që bënë zullum, se ata do të fundosen me siguri."

Ai ndërtonte anijen dhe sa herë që krerët e popullit të tij kalonin pranë tij, talleshin me të. Ai u thoshte: "Nëse ju talleni me ne, ta dini se edhe ne do të tallemi me ju ashtu si po talleni ju.

E, kur erdhi urdhri Ynë e uji nisi të dalë nga furra, i thamë: "Ngarko në anije nga të gjitha llojet (e gjallesave) nga një çift, e edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë vendimi (se nuk do të besojnë), si dhe besimtarët. Por, vetëm pakkush besoi me të.

Më pas u tha: "Oj Tokë, thithe ujin dhe ti, o qiell, ndalo (shiun)!" Uji u tret e u përmbush urdhri (i Allahut), kurse anija u ndal në malin Xhudi dhe u tha: "Larguar (nga mëshira e Allahut) qoftë populli zullumqar!

Ndërkaq, Nuhu e thirri Zotin e vet, duke thënë: "O Zot! Biri im është nga familja ime, ndërkohë që premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!"

Allahu tha: "O Nuh! Ai nuk është nga familja jote! Kjo (që po bën) nuk është punë e mirë, prandaj mos më kërko diçka për të cilën nuk ke dituri! Unë po të këshilloj që të mos bëhesh prej të paditurve."

Atij iu tha: "O Nuh! Zbrit me paqe nga ana Jonë e bekime për ty dhe për disa pasardhës të atyre që janë me ty. E disa pasardhësve të tjerë do t'ua mundësojmë të kënaqen (përkohësisht në këtë botë) e pastaj do t'i kaplojë nga Ne një dënim i dhembshëm.

Gjithçka që mund të themi është se të ka goditur ndonjë e keqe (çmenduri) nga idhujt tanë. Ai tha: "Unë e marr Allahun për dëshmitar, por edhe ju dëshmoni se unë jam i pastër nga ata që i adhuroni

në vend të Allahut. Prandaj, kurdisni kurthe kundër meje të gjithë së bashku dhe mos më lini kohë!

E, nëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë jua kumtova atë (Shpalljen) me të cilën jam dërguar te ju. Zoti im do të sjellë një popull tjetër e ju s'mund ta dëmtoni Atë aspak. Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës mbi çdo gjë."

Ja pra, këta ishin adët, të cilët mohuan ajetet e Zotit të tyre, i kundërshtuan të dërguarit e Tij dhe shkuan pas urdhrit të çdo mendjemadhi kryeneç.

Ndërkaq, te themudët dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Ai ju krijoi prej tokës dhe ju vendosi në të, andaj kërkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai me pendim, se Zoti im është vërtet afër dhe përgjigjet (lutjeve).

Ai tha: "O populli im! Më thoni, nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë (pejgamberinë) nga ana e Tij, kush do të më ndihmojë kundrejt Allahut, në qoftë se e kundërshtoj Atë? Ju do të më shtonit vetëm humbjen.

Ndërkaq, ata që bënë zullum i zuri gjëmimi i tmerrshëm dhe u gdhinë përmbys të pajetë në shtëpitë e tyre,

sikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Themudët e mohuan Zotin e tyre. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qofshin themudët!

Ajo tha: "Po si mund të lind unë e mjera duke qenë plakë, ndërkohë që edhe burri im është i moshuar?! Kjo vërtet është gjë e çuditshme!"

Ata i thanë: "A po çuditesh me vendimin e Allahut?! Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, anëtarët e shtëpisë (së Ibrahimit). Ai (Allahu) është njëmend i Lavdëruar e i Lartmadhërishëm."

Ibrahimi ishte vërtet zemërbutë, i dhembshur e i përulur (ndaj Allahut).

E, kur të dërguarit Tanë erdhën te Luti, ai u shqetësua për ta, iu ngushtua gjoksi dhe tha: "Kjo është një ditë e vështirë."

Populli i tij erdhën me vrap tek ai, ndërkohë që edhe më parë kishin bërë ligësi. Ai tha: "O populli im, ja bijat e mia[69], ato janë më të pastra për ju (që të martoheni me to). Prandaj, kini frikë Allahun e mos më turpëroni lidhur me mysafirët e mi. A nuk ka ndër ju ndonjë njeri me mend?"

Ata (melekët) i thanë: "O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd; ata s'do të mund të arrijnë te ti. Por, ti ik bashkë me familjen tënde në një pjesë të natës, mirëpo të mos shikojë mbrapa askush nga ju, përveç gruas sate, pasi atë do ta godasë ajo që do t'i godasë ata. Afati i (dënimit të) tyre është agimi. E, a nuk është agimi afër?!"

Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm vendin e tyre, duke kthyer poshtë pjesën e sipërme të tij dhe lëshuam mbi ta rrebesh gurësh prej baltës së pjekur,

Ajo që ju mbetet nga Allahu është më e mirë për ju, në qoftë se jeni besimtarë. E, unë nuk jam mbikëqyrës juaji.

Ata thanë: "O Shuajb! Mos vallë, namazi yt po të urdhëron që ne të braktisim ata që adhuronin baballarët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam?! Ti, me të vërtetë, na qenke i butë e mendjendritur!"

Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai me pendim, se, vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë e i Dashur."

O populli im! Vazhdoni ju të bëni atë që jeni duke bërë, e unë po e bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se kë do ta zërë dënimi poshtërues e kush është gënjeshtar. Pritni, se edhe unë po pres bashkë me ju.

sikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qoftë Medjeni, ashtu siç qenë larguar themudët!

Ai do t'i prijë popullit të tij në Ditën e Kiametit e do t'i çojë në Zjarr. Ah, sa vend i keq është ai në të cilin do të çohen!

Këto janë disa nga lajmet e qyteteve që po t'i tregojmë. Disa qëndrojnë ende e disave u kanë humbur gjurmët.

Kësisoj është dënimi i Allahut kur t'i ndëshkojë qytetet që janë të padrejta. Njëmend, dënimi i Tij është i dhembshëm e i ashpër.

Në të vërtetë, në këto (ngjarje) ka mësim për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen njerëzit dhe ajo është Ditë e dëshmuar.

Kur të vijë (ajo ditë), askush nuk mund të flasë, përveçse me lejen e Tij. Prej tyre do të ketë të mjerë dhe të lumtur.

Andaj, mos ji në mëdyshje lidhur me atë që adhurojnë këta, meqë ata nuk adhurojnë tjetër veç asaj që adhuronin baballarët e tyre më parë. Ne do t'ua japim hakun plotësisht, pa ua lënë mangët (dënimin).

Në të vërtetë, Ne ia dhamë Musait Librin, por u kundërshtuan rreth tij. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë që ata janë në mëdyshje lidhur me të.

Gjithsesi, Zoti yt do t'ia japë secilit shpërblimin të plotë për punët e tyre. Pa dyshim, Ai di hollësisht gjithçka që bëjnë.

Prandaj, ti qëndro në rrugë të drejtë, ashtu si je urdhëruar, e edhe ata që janë penduar bashkë me ty dhe mos i kaloni kufijtë, se, me të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.

Zoti yt nuk do t'i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin përmirësues.

Sikur të donte Allahu, do t'i bënte njerëzit të një bashkësie (feje) të vetme, por ata vazhdojnë të jenë në kundërshti,

përveç atyre që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë (qëllim) i ka krijuar. E do të përmbushet fjala e Zotit tënd: "Vërtet, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinë e njerëz së bashku!"