عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

The cave [Al-Kahf] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah The cave [Al-Kahf] Ayah 110 Location Maccah Number 18

(një libër) të drejtë, për të paralajmëruar (jobesimtarët) nga një dënim i ashpër prej Tij dhe për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira se do të kenë shpërblim të shkëlqyer,

ku do të qëndrojnë përgjithmonë,

Ata s'kanë kurrfarë dijenie për këtë, madje as baballarët e tyre. Sa fjalë e rëndë që del nga goja e tyre! Ata nuk thonë gjë tjetër përveç gënjeshtrave.

Ndërkohë Ne do të kthejmë në dhé të thatë gjithçka që gjendet në të.

Pastaj i zgjuam ata për të vënë në pah se cila nga të dyja palët do të ishte më e saktë në llogaritjen e kohës së qëndrimit të tyre.

Ti mund ta shihje Diellin kur lindte duke anuar nga shpella e tyre në të djathtë dhe kur perëndonte, duke i kaluar ata në të majtë, ndërkohë që ata ndodheshin në brendësinë e saj. Kjo është një ndër shenjat e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuari, kurse për atë që Ai e shpie në humbje, nuk do të mund të gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.

Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, në mënyrë që (njerëzit) ta dinë se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se nuk ka dyshim për Kiametin. Teksa grindeshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre, thanë: "Ndërtoni një ndërtesë mbi ta. Zoti i tyre di më së miri për ta." Por, ata që kishin më shumë pushtet, lidhur me çështjen e tyre thanë: "Ne do të ndërtojmë mbi ta një faltore."

Disa do të thonë: "Ata ishin tre, e i katërti ishte qeni i tyre." Të tjerët do të thonë: "Ishin pesë, e i gjashti ishte qeni i tyre", duke hamendësuar pa dije. Disa do të thonë: "Ishin shtatë, e i teti ishte qeni i tyre." Thuaj: "Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Vetëm pakkush di për ta." Prandaj, mos diskuto lidhur me ta, përveçse në mënyrë të përgjithshme dhe mos kërko njohuri për ta nga asnjëri prej tyre.

pa shtuar: "në dashtë Allahu". E, kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresoj që Zoti im të më udhëzojë në diçka që është më e drejtë se kjo."

Lexo atë që të është shpallur nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe kurrë nuk do të gjesh ndonjë strehë askund, përveçse tek Ai.

Thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë, e, kush të dojë, le të mohojë." Ne kemi përgatitur për zullumqarët një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si vaji i vluar që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme dhe sa vendstrehim i shëmtuar!

Ai kishte fruta të bollshme dhe i tha shokut të tij, teksa po bisedonte me të: "Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë."

Shoku i tij, ndërsa po bisedonte me të, i tha: "A po e mohon Atë që të krijoi prej dheut, pastaj prej një pikle e më pas të shndërroi në njeri (të plotë)?!

Ndërsa unë besoj se Ai është Allahu, Zoti im, e unë nuk i shoqëroj Zotit tim askënd (në adhurim).

unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt dhe mbi kopshtin tënd të dërgojë një dënim nga qielli e ta kthejë atë në tokë të lëmuar (pa bimë),

Kopshti i tij u shkatërrua, ndërsa ai filloi të rrotullonte shuplakat nga dëshpërimi për atë që kishte shpenzuar në të, sepse ishte bërë rrafsh me tokë, dhe thoshte: "Ah, sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!"

Aty, ndihma vjen vetëm prej Allahut, të Vërtetit. Ai është më i miri në shpërblim dhe Ai jep përfundimin më të mirë.

Pasuria dhe djemtë janë stoli të jetës së kësaj bote, por veprat e mira, të cilat mbesin, janë më të mira te Zoti yt si shpërblim dhe më të mira se ajo që shpresojnë.

Ata do të sillen para Zotit tënd të rreshtuar: "Tashmë erdhët te Ne, ashtu si ju krijuam herën e parë, por ju pretendonit se Ne nuk do t'ju caktonim një takim (për ringjallje)."

Atëherë do të vihet Libri (i veprave) e do të shohësh fajtorët të frikësuar për atë që gjendet në të dhe do të thonë: "O mjerë ne! Ç'është ky libër që nuk paska lënë asgjë të vogël e as të madhe pa përfshirë!" Ata do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.

Kur u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili ishte nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Vallë, a do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vend Timin, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për të padrejtët!

Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve e të Tokës e as të krijimit të vetë atyre. Unë kurrë nuk do t'i merrja për ndihmës ata që i çojnë të tjerët në humbje.

(Kujto) Ditën kur Ai do të thotë: "Thirrni tashmë ata që i quanit ortakë të Mi." Ata do t'i thërrasin, por nuk do t'u përgjigjen. Ne kemi caktuar për ta një vendshkatërrim.

Çfarë i pengoi njerëzit të besonin kur u erdhi udhëzimi e të kërkonin falje nga Zoti i tyre, përveç kërkesës së tyre që t'u vinte shembulli i (ndëshkimit të) popujve të mëparshëm ose t'u vinte dënimi para syve?!

E kush është më i padrejtë se ai të cilit, kur i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën dhe harron atë që kanë bërë duart e veta? Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre, që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Edhe nëse i thërrisni në udhëzim, ata kurrë nuk do të udhëzohen.

Por, Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirues. Nëse do t'i dënonte (në këtë botë) për atë që bëjnë, do t'ua shpejtonte dënimin, por ata kanë një afat të caktuar, nga i cili nuk do të gjejnë strehim.

Ndërkaq, ato qytete i shkatërruam kur bënë padrejtësi (duke mos besuar) dhe caktuam një afat për shkatërrimin e tyre.

(Kujto) kur Musai i tha shërbëtorit të vet: "Unë nuk do të ndalem derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse më duhet të udhëtoj për kohë të gjatë."

Musai tha: "Kjo është pikërisht ajo që po kërkonim." Kështu, ata u kthyen prapa, duke ndjekur gjurmët e veta.

Musai tha: "Do të më gjesh durimtar, në dashtë Allahu, dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë."

Kështu, ata të dy u nisën derisa, kur hipën në një anije, ai bëri një çarje në të. Musai tha: "Mos e shqeve atë që të fundosen udhëtarët e saj?! Ke bërë vërtet një punë të rëndë!"

Pastaj ata të dy vazhduan rrugën derisa takuan një fëmijë, të cilin ai e mbyti. Musai tha: "Si vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Ke bërë një punë tepër të shëmtuar!"

Ai (Musai) tha: "Nëse të pyes për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më lejo të të shoqëroj. Tashmë je i arsyetuar nga unë.

Pastaj ata të dy vazhduan derisa, kur arritën te banorët e një qyteti, u kërkuan banorëve diçka për të ngrënë, por ata nuk i pranuan si mysafirë. Pastaj në të ata gjetën një mur që donte të shembej dhe ai e drejtoi. Musai tha: "Po të doje, mund të merrje shpërblim për të."

Kështu, ai mori një rrugë.

Ai tha: "Sa i përket atij që bën padrejtësi, ne do ta ndëshkojmë atë, pastaj do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do ta dënojë me një dënim të rëndë.

Pastaj, ai ndoqi një rrugë tjetër.

Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, e gjeti atë duke lindur mbi një popull, të cilit nuk i kishim bërë strehë për t'u mbrojtur prej tij.

Pastaj, ai mori një rrugë tjetër.

Ai tha: "Ajo që më ka dhënë Zoti im është më e mirë, por ju më ndihmoni me fuqi punëtore, që të bëj një pengesë mes jush dhe tyre.

Ai tha: "Kjo është mëshirë nga Zoti im. Por, kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Premtimi i Zotit tim është i vërtetë."

Atë Ditë Ne do t'i lëmë ata të vërshojnë mbi njëri-tjetrin dhe do t'i fryhet Surit, e pastaj do t'i tubojmë që të gjithë.

atyre, sytë e të cilëve ishin të verbër ndaj këshillave të Mia dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin (të vërtetën).

Ky pra, Xhehenemi, është shpërblimi i tyre, për shkak se mohonin dhe i merrnin për tallje ajetet e Mia dhe të dërguarit e Mi.

ku do të qëndrojnë përgjithmonë, pa dashur të bëjnë ndonjë ndërrim.

Thuaj: "Sikur deti të ishte ngjyrë për (të shkruar) fjalët e Zotit tim, pa dyshim se deti do të shterohej para se të mbaronin fjalët e Zotit tim, edhe sikur të sillnim edhe dete të tjera si plotësim."