عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Mary [Maryam] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Mary [Maryam] Ayah 98 Location Maccah Number 19

Kaf, ha, ja, ajn, sad.[84]

Ky është rrëfimi i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të Tij, Zekerijait.

Kur ai iu drejtua Zotit të vet me lutje të fshehtë,

duke thënë: "Zoti im, kockat më janë dobësuar dhe koka më është mbushur me thinja, megjithatë nuk jam zhgënjyer kurrë në lutjen time ndaj Teje, o Zoti im!

që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit (në çështjen e pejgamberisë). Bëje atë, o Zot, të pëlqyeshëm për Ty!"

(Allahu tha:) "O Zekerija, Ne po të japim myzhde për një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja, emër që nuk ia kemi vënë askujt më parë."

Ai (meleku) tha: "Ashtu është, por Zoti yt ka thënë: "Kjo për Mua është e lehtë, Unë të kam krijuar më parë kur nuk ishe asgjë."

Zekerijai tha: "Zoti im, më jep një shenjë." Ai tha: "Shenja jote është se nuk do të mund të flasësh me njerëzit tri net."

e i sjellshëm ndaj prindërve të vet, e nuk ishte mendjemadh e i pabindur.

Ajo tha: "Unë kërkoj nga i Gjithëmëshirshmi të më mbrojë nga ti, nëse i frikësohesh Atij!"

Ai tha: "Në të vërtetë, Unë jam një i dërguar i Zotit tënd, për të të dhuruar një djalë të dëlirë."

Ai tha: "Ashtu është, por Zoti yt ka thënë: "Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzimin dhe mëshirë nga ana Jonë." Kjo tashmë është çështje e mbaruar."

Atëherë, ajo u bë me barrë dhe u largua me të në një vend të largët.

dhe më ka bërë të sjellshëm ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e të padëgjueshëm."

Paralajmëroji ata për Ditën e Pendimit, kur të gjitha çështjet do të vendosen, por ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.

Pa dyshim, jemi Ne që e trashëgojmë Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të dhe ata te Ne do të kthehen.

O babushi im, me të vërtetë kam frikë se do të të godasë një dënim nga i Gjithëmëshirshmi e të bëhesh shoqërues i shejtanit (në Xhehenem)."

Ai tha: "A po largohesh nga zotat e mi, o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë, me siguri do të të mbys me gurë, prandaj largohu nga unë për një kohë të gjatë!"

Ibrahimi tha: "Paqja qoftë me ty! Unë do të kërkoj falje për ty nga Zoti im. Vërtet, Ai është i Mëshirshëm ndaj meje.

Unë do të largohem nga ju dhe nga ajo që adhuroni në vend të Allahut dhe do t'i lutem (vetëm) Zotit tim, meqë shpresoj se nuk do të jem i zhgënjyer me lutjet e mia ndaj Zotit tim."

përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira, të atillët do të hyjnë në Xhenet dhe atyre nuk u bëhet asnjë padrejtësi,

në Xhenetet e Përjetësisë, që nuk i kanë parë, të cilat ua ka premtuar i Gjithëmëshirshmi robërve të Tij. Premtimi i Tij gjithsesi do të përmbushet.

Ata nuk do të dëgjojnë në të asnjë fjalë të kotë, përveç selamit (përshëndetjes së paqes) dhe do t'u sillet ushqimi në mëngjes e në mbrëmje.

Ky pra është Xheneti, të cilin do t'ua japim si trashëgim robërve Tanë që janë të devotshëm.

(Xhibrili tha:) "Ne zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Zoti yt nuk harron kurrë.

Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre. Pra, adhuroje vetëm Atë dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurim ndaj Tij. A njeh ndonjë të ngjashëm me Të?"

Gjithsesi, Ne e dimë më së miri se cilët meritojnë të digjen në të (në Xhehenem)

Pastaj do t'i shpëtojmë ata që ishin të devotshëm, ndërsa zullumqarët do t'i lëmë të gjunjëzuar në të.

Sa e sa breza që ishin më lart sa i përket pasurisë dhe pamjes së jashtme Ne i kemi shkatërruar para tyre!

Thuaj: "Atyre që janë në humbje, i Gjithëmëshirshmi ua zgjattë jetën, në mënyrë që të shohin atë që u është premtuar: ose dënimin (në këtë botë), ose Kiametin, e atëherë do ta kuptojnë se cilët janë në pozitë më të keqe dhe kanë ushtri më të dobët.

Allahu ua shton udhëzimin atyre që janë të udhëzuar. Veprat e mira, të cilat mbesin, janë më të mira te Zoti yt si shpërblim dhe më të mira si përfundim.

A e ke parë atë që i mohon ajetet Tona dhe thotë: "Me siguri mua do të më jepet pasuri dhe fëmijë (nëse ringjallem)?

Ne do të trashëgojmë atë për të cilën flet dhe ai do të vijë te Ne i vetëm.

Pra, mos kërko shkatërrimin e shpejtë të tyre, se, në të vërtetë, Ne po ua numërojmë atyre ditët!

Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit para të Gjithëmëshirshmit si mysafirë të nderuar,

kurse keqbërësit do t'i çojmë në Xhehenem si një tufë e etur.

Askush nuk do të ketë mundësi të ndërmjetësojë, përveç atyre që kanë marrë premtim nga i Gjithëmëshirshmi.

sepse ata i veshin të Gjithëmëshirshmit fëmijë.

Ai i ka përfshirë dhe i ka numëruar të gjithë me saktësi.

Secili prej tyre do të vete i vetëm para Tij në Ditën e Kiametit.

Në të vërtetë, Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që t'i përgëzosh nëpërmjet tij të devotshmit dhe t'i paralajmërosh njerëzit kryeneçë.