عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

The Believers [Al-Mumenoon] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah The Believers [Al-Mumenoon] Ayah 118 Location Maccah Number 23

Me të vërtetë, të shpëtuar janë besimtarët,

që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet jashtëmartesore),

ata që do ta trashëgojnë Firdeusin, në të cilin do të jenë përgjithmonë.

Në të vërtetë, për ju ka mësim edhe te bagëtitë. Ne ju japim të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre, ndërkohë që keni edhe shumë përfitime të tjera nga ato dhe prej (mishit të) tyre ushqeheni,

Ai (Nuhu) tha: "O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë gënjeshtar!"

Kështu, Ne i shpallëm atij: "Ndërtoje anijen nën sytë (mbikëqyrjen) dhe udhëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e uji të nisë të dalë nga furra, ngarko në anije nga të gjitha llojet (e gjallesave) nga një çift, e edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë vendimi dhe mos më lut për ata që kanë bërë të këqija, sepse ata, pa dyshim, do të fundosen."

Njëmend, në këtë ka shenja, ndërkohë që Ne i vëmë (njerëzit) në provë.

dhe u çuam atyre një të dërguar nga mesi i tyre (i cili u tha): "Adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij! A nuk po i frikësoheni?"

Larg, krejt larg (mendsh) është ajo që ju premtohet!

Ai (Nuhu) tha: "O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë gënjeshtar!"

Asnjë popull nuk mund ta përshpejtojë afatin e (shkatërrimit të) vet e as ta vonojë atë.

Pastaj Ne i çuam të dërguarit Tanë njërin pas tjetrit. Sa herë që një i dërguar i shkonte ndonjë populli, ata e përgënjeshtronin atë. Kështu Ne i shkatërruam ata njërin pas tjetrit dhe i bëmë rrëfime. Larg qoftë populli që nuk beson!

Pastaj dërguam Musain dhe vëllanë e tij, Harunin, me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë

Ata thanë: "A t'u besojmë dy burrave si ne, ndërkohë që populli i tyre janë të nënshtruar ndaj nesh?"

Kështu, ata i përgëjneshtruan ata, prandaj ishin nga të shkatërruarit.

Të birin e Merjemes dhe nënën e tij i bëmë shenjë (për njerëzimin) dhe i strehuam pranë një kodre që ishte e përshtatshme për banim dhe kishte një krua.

Prandaj, lëri ata në shkujdesjen e tyre për një kohë.

Këta janë ata që nxitojnë për të bërë vepra të mira dhe ata janë të parët në to.

Ne nuk ngarkojmë asnjë shpirt më shumë sesa mund të përballojë. Te Ne është një Libër që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.

(Atyre do t'u thuhet): "Mos thirrni për ndihmë sot, sepse nuk do të merrni ndihmë prej Nesh!

duke u bërë mendjemëdhenj për këtë e duke kaluar natën në biseda të këqija (për Kuranin)."

A nuk i kanë soditur fjalët (e Allahut), apo mos u ka ardhur atyre ajo që nuk u kishte ardhur etërve të tyre të lashtë?!

Apo thonë: "Ai është i çmendur"? Jo, por ai ua solli atyre të vërtetën, porse shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.

Sikur e Vërteta të ndiqte dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e Toka dhe të gjithë ata që gjenden në to. Në të vërtetë, Ne ua kemi sjellë atyre Këshillën, por ata ia kthejnë shpinën Këshillës së tyre.

Apo, mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë. Ai është Furnizuesi më i mirë.

Kjo është ajo që neve dhe etërve tanë na është premtuar më parë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve."

Thuaj: "E kujt është Toka dhe çdo gjë që gjendet në të, nëse vërtet e dini?"

Ata do të thonë: "E Allahut." Thuaj: "Atëherë, a nuk do të merrni mësim?!"

Ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Pra, a nuk do t'i frikësoheni Atij?"

Thuaj: "Në dorën e kujt është sundimi i çdo gjëje, – dhe Ai mbron, ndërsa askush nuk mund të mbrojë prej Tij, – nëse vërtet e dini?"

Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "Atëherë, si mund të mashtroheni?"

Në të vërtetë, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, por ata janë njëmend gënjeshtarë.

Allahu nuk ka asnjë fëmijë dhe nuk ka zot tjetër krahas Tij, përndryshe çdo zot do ta merrte atë që ka krijuar dhe disa prej tyre do të tregoheshin kryelartë ndaj të tjerëve. I Lartësuar është Allahu nga ajo që i veshin ata.

Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes. Pra, i Lartësuar është Ai nga ajo që i shoqërojnë ata!

Thuaj: "Zoti im, nëse ma tregon atë (dënimin) me të cilin kërcënohen,

Zoti im, atëherë mos më përfshij mua në mesin e popullit zullumqar!"

Dhe thuaj: "Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde kundër tundimeve të shejtanëve!

Dhe strehohem te Ti, o Zoti im, që ata të mos vijnë tek unë!"

në mënyrë që të bëj vepra të mira në atë që lashë." Jo, ajo është thjesht një fjalë që ai e thotë, kurse pas tyre ka një pengesë deri në Ditën që do të ringjallen.

Atyre që do t'u rëndohet peshorja (e veprave të mira), pikërisht ata janë të shpëtuarit.

Zoti ynë, na nxirr nga kjo e, nëse sërish do të ktheheshim (në të keqen), atëherë do të ishim njëmend të padrejtë!"

Allahu do të thotë: "Rrini aty të poshtëruar dhe mos më flitni asgjë!

Ata do të thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Pyeti ata që i kanë numëruar."

I Lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij, Zotit të Arshit fisnik.

Kushdo që krahas Allahut adhuron zot tjetër, për të cilin nuk ka dëshmi, llogaria e tij do të jetë pa dyshim te Zoti i tij. Me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të shpëtojnë.