عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Luqman [Luqman] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Luqman [Luqman] Ayah 34 Location Maccah Number 31

Elif, lam, mim.[100]

Ka prej njerëzve që marrin tregime të kota për të larguar (njerëzit) nga rruga e Allahut pa kurrfarë diturie dhe sa për t'u tallur me të. Për të tillët do të ketë një dënim poshtërues.

Kur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet Tona, ai kthen shpinën me mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar, sikur të kishte shurdhim në veshë. Prandaj, njoftoje për një dënim të dhembshëm!

ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është premtim i vërtetë nga Allahu. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Ky është krijimi i Allahut. Pra, më trego çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij. Në të vërtetë, keqbërësit janë në humbje të qartë.

Ne i dhamë Lukmanit urtësinë (duke i thënë): "Falënderoje Allahun!" Kush falënderon, në të vërtetë, e ka për të mirën e vet e, kush mohon, le ta dijë se Allahu është njëmend i Panevojë dhe i Lavdëruar.

Kujto kur Lukmani i tha birit të vet, duke e këshilluar: "O biri im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim), se t'i bësh ortak Allahut është padrejtësi tepër e madhe!"

Ne e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Nëna e tij e barti atë mund pas mundi dhe e ndau nga gjiri pas dy vjetësh. E porositëm: "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tu, se tek Unë është kthimi!"

Nëse ata të shtyjnë të më shoqërosh diçka në adhurim, për të cilën ti nuk di asgjë, atëherë mos iu bind atyre! Por, sillu mirë me ta në këtë botë dhe ndiqe rrugën e atyre që kthehen tek Unë të penduar! Pastaj tek Unë është kthimi juaj e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.

Mos ua kthe shpinën njerëzve me përbuzje, as mos ec nëpër tokë me kryelartësi, se, me të vërtetë, Allahu nuk e do atë që është mendjemadh e mburravec!

Sa për ata që nuk besojnë, ti mos u brengos për mosbesimin e tyre! Kthimi i tyre është te Ne, e Ne do t'i njoftojmë për atë që kanë punuar. Pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë ka në zemra.

Ne do t'i lëmë ata të kënaqen përkohësisht e pastaj do t'i hedhim në dënimin e ashpër.

E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.

Sikur të gjithë drurët që gjenden në Tokë të ishin pena e deti të ishte bojë e pas (shterjes së) tij të shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.

Krijimi dhe ringjallja juaj është njësoj si krijimi e ringjallja e një njeriu të vetëm. Vërtet, Allahu dëgjon e sheh çdo gjë.

A nuk e sheh se anijet lundrojnë në det me mirësinë e Allahut, për t'ju treguar disa nga shenjat e Tij? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për këdo që është njëmend durimtar e falënderues.

Kur i mbulojnë dallgët si hije (kodrash), ata i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Por, sapo i shpëton duke i sjellë në tokë, disa prej tyre tregohen të matur (duke mbajtur fjalën). Në të vërtetë, ajetet Tona i mohon vetëm ai që është mashtrues dhe mosmirënjohës i madh.

O njerëz! Kiijeni frikë Zotin tuaj dhe frikësojuni një Dite kur asnjë prind nuk do të mund t'i bëjë kurrfarë dobie fëmijës së vet e as fëmija nuk do të mund t'i bëjë kurrfarë dobie prindit të vet. Premtimi i Allahut është i vërtetë, andaj mos lejoni që t'ju mashtrojë jeta e kësaj bote, as mos lejoni mashtruesin (shejtanin) t'ju mashtrojë për Allahun.

Me të vërtetë, vetëm Allahu e di çastin e Kiametit, është Ai që e lëshon shiun dhe Ai e di çfarë ka në mitra (të grave shtatzëna). Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç'vend do të vdesë. S'ka dyshim se Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo fshehtësie.