عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

The Prostration [As-Sajda] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah The Prostration [As-Sajda] Ayah 30 Location Maccah Number 32

Elif, lam, mim.[101]

A mos thonë ata: "Ai e ka trilluar atë!"? Jo, por ajo është e vërteta nga Zoti yt, për t'ua tërhequr vërejtjen njerëzve që nuk u kishte ardhur asnjë paralajmërues para teje, që të udhëzohen në rrugë të drejtë.

Ky është Njohësi i së fshehtës dhe së dukshmes, i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti,

Pastaj Ai krijoi pasardhësit e tij prej një pike të një lëngu të përbuzur

Thuaj: "Meleku i vdekjes, i cili është përgjegjës për ju, do t'jua marrë shpirtrat e pastaj te Zoti juaj do të ktheheni."

(Atyre do t'u thuhet:) "Shijoni dënimin, ngaqë harruat takimin e kësaj dite, prandaj edhe Ne po ju lëmë në harresë! Shijoni pra dënimin e përjetshëm, për shkak të asaj që bënit!"

A mund të jetë ai që është besimtar si ai që është i pabindur? Jo, nuk janë të barabartë.

E kush është më i padrejtë se ai të cilit, kur i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën?! S'ka dyshim se Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve.

Me të vërtetë, Zoti yt është Ai që do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.

A nuk u është bërë e qartë atyre se sa breza para tyre i kemi shkatërruar, ndërkohë që ata kalojnë nëpër vendbanimet e tyre?! Me të vërtetë, në këtë ka mësime. Vallë, a nuk dëgjojnë?!

Pra, largohu prej tyre dhe prit, se, në të vërtetë, edhe ata po presin!