عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Saba [Saba] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Saba [Saba] Ayah 54 Location Maccah Number 34

Lavdërimi është për Allahun, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë! Atij i takon lavdërimi edhe në botën tjetër. Ai është i Urti, i Gjithëdituri.

që Allahu t'i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta janë ata për të cilët do të ketë falje dhe furnizim bujar.

Ndërkaq, për ata që bëjnë përpjekje kundër ajeteve Tona, duke pandehur se do të shpëtojnë, do të ketë dënim të tmerrshëm e të dhembshëm.

Ndërkaq, ata të cilëve u është dhënë dituria e shohin se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërteta dhe se ajo udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit.

A është duke trilluar gënjeshtra për Allahun apo është i çmendur?" Jo, por ata që nuk besojnë në botën tjetër kanë për t'u dënuar fort dhe janë në një humbje të madhe.

Me të vërtetë, Ne i dhuruam Davudit mirësi nga ana Jonë (dhe thamë): "O male, thurni lavde (për Allahun) bashkë me të, e edhe ju, o zogj!" Gjithashtu, Ne ia zbutëm hekurin.

(Ne i thamë:) "Puno parzmore të gjera e thuri me saktësi! Dhe bëni vepra të mira, se, me të vërtetë, Unë shoh mirë gjithçka që bëni!"

Kurse Sulejmanit ia nënshtruam erën: shtegtimi i paraditës ishte sa (udhëtimi) një muaj, e edhe shtegtimi i pasditës. Ne i dhamë atij edhe një burim bakri të shkrirë dhe i nënshtruam disa xhinë që punonin për të me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që shmanget nga urdhri Ynë bëjmë që ta shijojë dënimin e Zjarrit flakërues.

Në vendbanimin e Sebës kishte një shenjë të qartë për banorët e tij: dy kopshte, një në të djathtë e një në të majtë. (Ne u thamë atyre:) "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderojeni Atë. Vendi juaj është i mirë dhe Zoti juaj Falës i Madh."

Kështu i dënuam për mosmirënjohjen e tyre. Vallë, a dënojmë Ne ndokënd tjetër pos atyre që janë mosmirënjohës?

Por, ata thanë: "Zoti ynë, zgjate largësinë e udhëtimeve tona!" Pra, ata i bënë padrejtësi vetvetes, kështu që Ne i bëmë rrëfime (të së kaluarës) dhe i shpërndamë në të gjitha anët. Vërtet, në këtë ka shenja për çdokënd që është njëmend i durueshëm dhe falënderues.

Asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi para Tij, përveçse për atë që Ai jep leje. Kur zemrat e tyre (melekëve) të çlirohen nga frika, do të thonë: "Çfarë tha Zoti juaj?" e do të përgjigjen: "Të vërtetën! Ai është i Larti, i Madhi."

Thuaj: "Zoti ynë do të na tubojë, pastaj do të gjykojë ndërmjet nesh me drejtësi. Ai është Gjykatësi i drejtë, i Gjithëdijshmi."

Thuaj: "Më tregoni ata që ia keni bërë ortakë Atij. Jo, kurrsesi (Ai nuk ka ortakë)! Por, Ai është Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti."

Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"

Thuaju: "Për ju është caktuar një ditë, të cilën nuk mund ta shtyni për asnjë çast e as ta përshpejtoni."

Edhe ata që qenë para tyre patën përgënjeshtruar, ndonëse këta (idhujtarët e Mekës) nuk arritën as një të dhjetën e asaj që u kishim dhënë atyre, por megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. Eh, si ishte dënimi Im!

Thuaj: "Në të vërtetë, unë ju këshilloj vetëm me një gjë: të ngriheni sinqerisht për Allahun, dy nga dy e një nga një dhe të mendoni, (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Në të vërtetë ai vetëm po ju paralajmëron para një dënimi të rëndë."

Thuaj: "Zoti im shpall të Vërtetën. Ai është i Njohësi i të gjitha fshehtësive."

Thuaj: "Nëse unë shmangem nga rruga e drejtë, shmangia ime është në dëm timin, por, nëse jam i udhëzuar, kjo është për shkak të asaj që më shpall Zoti im. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe është afër."