عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

The Troops [Az-Zumar] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah The Troops [Az-Zumar] Ayah 75 Location Maccah Number 39

Shpallja e Librit (Kuranit) është nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Me të vërtetë, Ne ta zbritëm ty (o Pejgamber) Librin me të vërtetën, prandaj adhuroje Allahun me përkushtim të sinqertë ndaj Tij.

Vërtet, vetëm Allahut i takon adhurimi i çiltër. Ndërkaq, ata që marrin për mbrojtës të tjerë pos Tij, duke thënë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë me Allahun", (le ta dinë se) Allahu do të gjykojë mes tyre lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin. Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar dhe tepër mohues.

Nëse Allahu do të kishte dashur të merrte për vete ndonjë fëmijë, Ai do të kishte zgjedhur çfarë të donte nga ajo që krijon. I patëmeta është Ai! Ai është Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari i pamposhtur.

Nëse ju mohoni, Allahu nuk ka nevojë për ju, ndonëse nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Tij. Por, nëse jeni mirënjohës, Ai e pëlqen atë për ju. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Pastaj kthimi juaj është te Zoti juaj dhe Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshëm për atë që ka në zemra.

Kur njeriun e godet fatkeqësia, ai i lutet Zotit të vet, i kthyer tek Ai me pendim. E, kur i dhuron mirësi nga ana e Tij, ai harron krejtësisht për çfarë lutej më parë dhe i sajon Allahut ortakë, për të shmangur të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu me mosbesimin tënd për pak kohë, se ti, pa dyshim, do të jesh prej banorëve të Zjarrit!"

(A është më i mirë ky) apo ai që vazhdimisht falet gjatë natën, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që ka frikë botën tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?" Në të vërtetë, vetëm mendarët marrin mësim.

dhe jam urdhëruar që të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij."

Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një Dite të madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim."

Thuaj: "Vetëm Allahun e adhuroj, me përkushtim të sinqertë ndaj Tij.

Ndërkaq, për ata që i shmangen adhurimit të zotave të rremë dhe kthehen tek Allahu të penduar, do të ketë myzhde. Prandaj, përgëzoji robërit e Mi,

A mund ta shpëtosh atë për të cilin është dhënë vendimi për dënim? A mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr?

Ndërkaq, për ata që i frikësohen Zotit të tyre do të ketë pallate të larta, të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Ky është premtimi i Allahut e Allahu nuk e thyen kurrë premtimin.

A është njësoj ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin dhe ecën në dritën e Zotit të tij (me atë që zemra i është ngurtësuar)? Mjerë ata që i kanë zemrat të ngurta ndaj përmendjes së Allahut! Ata janë me të vërtetë në një humbje të qartë.

Allahu ka zbritur fjalën më të bukur, një Libër me pjesë të ngjashme dhe përsëritje të harmonishme. Prej tij, lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre rrëqethen; pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten në përmendjen e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilën Ai udhëzon kë të dojë. E atë që Allahu e lë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë.

A është njësoj (me besimtarin) ai që me fytyrën e vet përpiqet të shmangë dënimin e tmerrshëm në Ditën e Kiametit? E do t'u thuhet zullumqarëve: "Shijoni atë që keni fituar!"

Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan të vërtetën, prandaj dënimi i goditi prej nga nuk e prisnin.

Allahu sjell një shembull: një njeri që u shërben disa ortakëve që grinden mes vete dhe një njeri tjetër që i përket vetëm një zotërie. A janë të barabartë në gjendje? I gjithë lavdërimi i takon Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.

Vërtet, ti (o Muhamed) do të vdesësh, e edhe ata do të vdesin.

E kush është më i padrejtë se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut dhe përgënjeshtron të vërtetën kur ajo i vjen?! A nuk është në Xhehenem vendi i jobesimtarëve?!

Ata do të kenë te Zoti i tyre gjithçka që dëshirojnë. Ky është shpërblimi i punëmbarëve.

Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë. A nuk është Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje?!

Thuaj: "O populli im, veproni sipas mënyrës suaj; unë do të veproj sipas simes, por së shpejti do ta mësoni

kujt do t'i vijë ndëshkimi që do ta poshtërojë dhe mbi kë do të bjerë një dënim i përjetshëm."

Thuaj: "I gjithë ndërmjetësimi është në dorën e Allahut. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Pastaj tek Ai do të ktheheni."

Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, ndërkohë, kur i dhurojmë mirësi nga ana Jonë, thotë: "Kjo më është dhënë vetëm për shkak të diturisë sime." Jo, ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.

Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, se, me të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Njëmend, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.

Ose, kur të shohë dënimin, të thotë: "Ah, sikur të mund të kthehesha edhe një herë (në dynja) e të bëhesha prej vepërmirëve!"

(Por do t'i thuhet): "Në të vërtetë, ty të erdhën ajetet e Mia, por ti i përgënjeshtrove, u tregove mendjemadh dhe ishe prej jobesimtarëve."

Ndërkohë, Allahu do t'i shpëtojë ata që ia patën frikën duke u dhënë fitore; ata nuk do t'i prekë e keqja e as do të pikëllohen.

Me të vërtetë, të është shpallur ty dhe atyre para teje: "Nëse do t'i shoqëroje Allahut diçka (në adhurim), me siguri, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe, pa dyshim, do të ishe prej të humburve."

Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç e meriton, ndërkohë që e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij në Ditën e Kiametit, kurse qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. I patëmeta dhe i Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij.

Kur t'i fryhet surit, do të vdesin të gjithë ata që janë në qiej dhe ata në tokë, me përjashtim të atyre që do Allahu. Pastaj do të fryhet në të përsëri, dhe ja, ata do të ngrihen duke shikuar.

Çdo shpirt do të marrë shpërblimin të plotë për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë vepruar.

Atyre do t'u thuhet: "Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë!" Sa vendbanim i keq për mendjemëdhenjtë!

Ndërkaq, ata që patën frikë Zotin e tyre, do të çohen në Xhenet në turma. Kur të arrijnë atje e dyert e tij të jenë hapur, rojat do t'u thonë: "Paqja qoftë mbi ju! Ju keni qenë të mirë, prandaj hyni në të, për të qëndruar përgjithmonë!"

Ata do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut, që përmbushi premtimin e Vet dhe na la në trashëgim tokën (e Xhenetit), që të vendosemi në të kudo që dëshirojmë. Sa i shkëlqyer është shpërblimi i punëtorëve!