عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Explained in detail [Fussilat] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Explained in detail [Fussilat] Ayah 54 Location Maccah Number 41

Ha, mim.[113]

(Kjo është) Shpallje nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti,

një Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar hollësisht, një Kuran në gjuhën arabe për njerëzit që kuptojnë,

përgëzues e paralajmërues, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën, kështu që nuk dëgjojnë.

Ata thonë: "Zemrat tona janë të mbuluara ndaj asaj për të cilën na thërret ti, veshët tanë janë të shurdhër dhe midis nesh e teje ka një pengesë. Prandaj, vepro sipas mënyrës sate, e ne do të veprojmë sipas tonës!"

Thuaj: "Unë jam vetëm një njeri si ju; më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Andaj, ndiqeni rrugën e drejtë që çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë ata që i bëjnë shok Atij,

Ai vendosi në të male të patundshme që qëndrojnë lart mbi të, e bekoi atë dhe përcaktoi në të furnizimet e saj brenda katër ditësh të plota." Kjo është për ata që pyesin.

Nëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë ju paralajmëroj për një dënim si ai që goditi adët e themudët,

Kështu, Ne dërguam mbi ta një erë të furishme në ditët e fatkeqësisë, për t'i bërë të shijojnë ndëshkimin poshtërues në jetën e kësaj bote. Por, ndëshkimi i jetës tjetër është edhe më poshtërues, dhe ata nuk do të gjejnë ndihmë.

(Kujtoni) Ditën kur armiqtë e Allahut do të grumbullohen para Zjarrit e do të tërhiqen duke qenë në radhë.

Ata do t'u thonë lëkurave të tyre: "Pse dëshmuat kundër nesh?" Ato do të thonë: "Është Allahu Ai që na bëri të flasim, Ai që i dha çdo gjë (aftësinë e) të folurit." Ai ju krijoi ju herën e parë dhe tek Ai do të ktheheni.

Nëse bëjnë durim, sërish Zjarri do të jetë vendstrehimi i tyre e, nëse kërkojnë falje, nuk do të jenë prej të falurve.

Ne, me të vërtetë, do t'i bëjmë jobesimtarët të shijojnë një dënim të ashpër dhe do t'i ndëshkojmë sipas veprave më të këqija që kanë bërë.

Me të vërtetë, atyre që thonë: "Zoti ynë është Allahu" e pastaj qëndrojnë të palëkundur në rrugën e drejtë, do t'u zbresin melekët e do t'u thonë: "Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni për Xhenetin që ju është premtuar.

si mikpritje nga Falësi i Madh, Mëshirëploti."

E, nëse tregohen mendjemëdhenj, atëherë (le ta dinë se) ata që janë pranë Zotit tënd, e lartësojnë Atë me lavdërim natë e ditë, pa u lodhur kurrë.

Prej shenjave të Tij është gjithashtu se ti e sheh tokën të pajetë, por sapo të lëshojmë shi mbi të, ajo gjallërohet e gufon. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Me të vërtetë, ata që mohojnë Kuranin, kur u vjen atyre (do të ndëshkohen rëndë). Ai është njëmend një Libër i mbrojtur.

Ty (o Muhamed) të thuhet vetëm ajo që u është thënë të dërguarve para teje. Me të vërtetë, Zoti yt është Falës, por edhe dënimin e ka të dhembshëm.

Sikur ta kishim bërë Kuranin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk na shpjegoheshin ajetet e tij! Si mund të jetë në gjuhë të huaj, ndërkohë që ai (Muhamedi) është arab?!" Thuaj: "Për ata që besojnë, ai është udhëzim dhe shërim." Ndërkaq, ata që nuk besojnë, kanë veshë të shurdhër dhe janë të verbër ndaj tij. Ata janë njësoj si ata që thirren nga ndonjë vend i largët.

Në të vërtetë, Ne ia dhamë Musait Librin, por u kundërshtuan rreth tij. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë që ata janë në mëdyshje lidhur me të.

Vetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Asnjë frutë nuk del nga lëvozhga e vet dhe asnjë grua nuk mbetet shtatzënë e as lind pa dijeninë e Tij. Ditën kur Ai do t'u thotë atyre: "Ku janë ata që i quanit ortakë të Mi?", ata do të përgjigjen: "Ne pohojmë se askush prej nesh nuk mund të dëshmojë (se Ti ke ortakë)."

Atyre do t'u humbasin ata (zota të rremë) që i adhuronin më parë dhe do të kuptojnë se nuk kanë kurrfarë shpëtimi.

Por, kur ia mundësojmë të shijojë mëshirën Tonë pas fatkeqësisë që e kishte goditur, ai do të thotë: "Kjo është imja (meqë e kam merituar)! Madje, nuk mendoj se do të ndodhë Kiameti. Por, edhe nëse ndodh që të kthehem te Zoti im, patjetër se do të gjej tek Ai shpërblimin më të mirë." Gjithsesi se Ne do t'u tregojmë jobesimtarëve për atë që kanë bërë dhe do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të rëndë.

Thuaj: "Më thoni! Nëse ky (Kuran) është vërtet prej Allahut, ndërsa ju e mohoni, atëherë kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të thellë (me të)?!"

Vini re! Ata janë në mëdyshje për takimin me Zotin e tyre. Me të vërtetë, Ai përfshin çdo gjë (me dijen dhe fuqinë e Tij).