عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

The Smoke [Ad-Dukhan] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah The Smoke [Ad-Dukhan] Ayah 59 Location Maccah Number 44

Ha, mim.[119]

Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Me të vërtetë, Ne jemi gjithnjë paralajmërues.

me urdhër prej Nesh. Vërtet, Ne jemi ata që dërgojmë (të dërguar)

si mëshirë nga Zoti yt. Njëmend, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi,

Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, sikur të besonit me bindje.

Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij. Ai jep jetë dhe vdekje. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë.

Në të vërtetë, ata janë në mëdyshje, duke u argëtuar.

i cili do t'i mbulojë njerëzit. Ky është një dënim i dhembshëm.

(Atëherë do të thonë): "Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, se përnjëmend po besojmë!"

E nga e morën tash këshillën, kur atyre u erdhi më parë një i Dërguar i qartë,

të cilit ia kthyen shpinën e thanë: "Njeri i mësuar (nga dikush tjetër) e i marrë!"?!

Ne do ta largojmë dënimin për pak kohë, por ju do të ktheheni përsëri (në mosbesim).

Ditën kur do t'i kapim me dënimin më të rëndë, Ne njëmend do të hakmerremi.

(i cili u thoshte): "M'i lini robërit e Allahut, se pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik!

Unë i jam mbështetur Zotit tim e Zotit tuaj, që të mos më mbytni me gurë!

(Allahu i tha): "Udhëto natën me robërit e Mi, por do të ndiqeni.

Kështu ndodhi, ndërkohë Ne u lamë trashëgim një populli tjetër.

Në të vërtetë, këta (jobesimtarë) thonë:

Pa dyshim, Dita e Gjykimit është koha e caktuar për të gjithë ata,

Dita kur asnjë mik s'do do të mund t'i bëjë aspak dobi mikut të vet e as do të ndihmohen,

me përjashtim të atyre që Allahu i mëshiron. Ai është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

është ushqimi i gjynahqarit të madh,

i cili është si metal i shkrirë që vlon në barqe,

"Kapeni atë e tërhiqeni me forcë deri në mes të Zjarrit flakërues!

(Do t'i thuhet me shpoti:) "Shijoje, se ti je njëmend i fuqishmi, fisniku!

Ndërkaq, të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt,

të veshur me rroba mëndafshi të hollë e të trashë, përballë njëri-tjetrit.

Kështu do të jetë, madje Ne do t'i martojmë ata me hyri symëdha.

Aty do të kërkojnë çfarëdo lloj frute, duke qenë në siguri.

Ata nuk do të shijojnë aty vdekje tjetër, përveç vdekjes së parë, dhe Ai do t'i ruajë ata nga dënimi i Zjarrit flakërues,

Në të vërtetë, Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që ata të marrin mësim.