عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Mount Sinai [At-tur] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Mount Sinai [At-tur] Ayah 49 Location Maccah Number 52

Betohem në malin Tur

dhe në Librin e shkruar në rreshta,

në një pergamenë të shtrirë,

si dhe në Shtëpinë përplot vizitorë,

po ashtu në kupën e ngritur (të qiellit),

se dënimi i Zotit tënd do të ndodhë patjetër.

Nuk ka kush që mund ta zmbrapsë.

dhe malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.

të cilët, të zhytur në gënjeshtra, dëfreheshin!

Ditën kur do të shtyhen me forcë drejt zjarrit të Xhehenemit.

Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte e begati,

të gëzuar për atë që u ka dhënë Zoti i tyre, dhe që Zoti i tyre i ka shpëtuar nga dënimi i Zjarrit flakërues.

Atje do t'ia kalojnë njëri-tjetrit gotat (e verës), e nuk do të ketë fjalë të kota e as mëkatim.

e do të thonë: "Ne, më parë, teksa ishim në mesin e familjeve tona, druheshim (nga dënimi i Allahut),

Prandaj, këshillo, sepse, falë dhuntisë së Zotit tënd, ti nuk je as fallxhor e as i çmendur!

Apo mos thonë: "Ai e ka trilluar atë!"?! Jo (nuk është ashtu), por ata nuk besojnë.

Atëherë, le të sjellin një fjalë si kjo, nëse është e vërtetë ajo që thonë!

Apo mos kanë shkallë (për t'u ngjitur në qiell e) për të dëgjuar? Atëherë, le të sjellë dëgjuesi i tyre ndonjë dëshmi të qartë.

Apo mos është tek ata gajbi (e fshehta) e po e shkruajnë?!

Apo mos duan të kurdisin ndonjë kurth? Në të vërtetë, pikërisht jobesimtarët janë ata që bien në kurthe.

Apo mos kanë ndonjë zot përveç Allahut (që meriton adhurimin)? I patëmeta e i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin Atij.

Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd, sepse ti je nën Sytë Tanë! Lartësoje me lavdërim Zotin tënd kur ngrihesh,

edhe gjatë natës lartësoje Atë, si dhe pas perëndimit të yjeve!