The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe Beneficient [Al-Rahman] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The Beneficient [Al-Rahman] Ayah 78 Location Maccah Number 55
I Gjithëmëshirshmi
ia mësoi (njeriut) Kuranin,
e krijoi njeriun
dhe ia mësoi atij të shprehurit e qartë.
Dielli dhe Hëna lëvizin sipas një llogarie të caktuar.
Bimët dhe pemët përulen (para Allahut).
Qiellin e ngriti lart dhe vuri peshoren e drejtësisë,
që të mos bëni padrejtësi në peshore.
Prandaj matni me drejtësi dhe mos hani në peshë!
Edhe tokën e bëri për gjallesat.
Në të ka fruta dhe hurma të mbështjella,
si dhe drithëra me gjethe e bimë me erë të këndshme.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Njeriun e krijoi prej baltës së pjekur porsi vorbë,
kurse xhinët i krijoi prej flakës së zjarrit pa tym.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ai është Zoti i dy lindjeve dhe dy perëndimeve.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ai i lë dy dete që të takohen,
por mes tyre ka një pengesë që s'mund ta kapërcejnë.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Prej tyre nxirren margaritarë e merxhanë.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atij i përkasin anijet që lundrojnë në det, të ngritura porsi malet.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Çdo gjë që është në Tokë do të zhduket,
e do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd gjithë madhështi e nderim.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atij i luten krejt ata që janë në qiej e në Tokë. Çdo ditë Ai është në një çështje (të re).[127]
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Së shpejti do të merremi me ju, o ju dy të rënduar (njerëz e xhinë)!
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
O shoqëri e xhinëve dhe njerëzve, nëse mund të përshkoni kufijtë e qiejve e të Tokës, atëherë përshkojini! Por, nuk do të mund t'i përshkoni, përveçse me ndonjë fuqi.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Kundër jush do të lëshohen flakë zjarri e bakër i shkrirë dhe nuk do të mund të mbroheni.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Kur qielli të çahet e të bëhet i kuq si trëndafili e (të shkëlqejë) si vaji!
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atë Ditë askush nuk do të pyetet për gjynahun e tij, as njeri e as xhin.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre dhe do të kapen për ballukesh e për këmbësh.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e përgënjeshtronin keqbërësit!
Ata do të vërtiten mes zjarrit dhe ujit përvëlues.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
E për atë që i frikësohet paraqitjes para Zotit të vet ka dy kopshte Xheneti.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ato (dy kopshte) kanë degë të shumta.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Në to ka dy burime që rrjedhin.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Në to ka prej çdo frute nga dy lloje.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ata do të jenë të mbështetur në shtroja të veshura nga brenda me mëndafsh të trashë e frutat e dy kopshteve do t'i kenë krejt pranë.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Aty do të jenë vashat e dëlira, të cilat nuk i ka prekur njeri para tyre, as xhin.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ato janë si xhevahirë e merxhanë.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
A mund të ketë për mirësinë shpërblim tjetër përveç mirësisë?!
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Nën ato dy kopshte janë dy kopshte të tjera.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Shumë të gjelbra.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Në to janë dy burime që gufojnë.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Në to ka fruta, palma dhe shegë.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Në to ka gra të mira e bukuroshe.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Hyri që qëndrojnë në tenda.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ato nuk i ka prekur para tyre njeri e as xhin.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ata do të qëndrojnë të mbështetur në shtroja të gjelbra e qilima të bukur.
Pra, cilat mirësi të Zotit tuaj po i mohoni?!
Qoftë bekuar emri i Zotit tënd gjithë madhështi e nderim!

