The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe congregation, Friday [Al-Jumua] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The congregation, Friday [Al-Jumua] Ayah 11 Location Madanah Number 62
Allahun lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është Sunduesi, i Shenjti, i Gjithëfuqishmi e i Urti.
Është Ai që u dërgoi analfabetëve një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon ajetet e Tij, i pastron ata e ua mëson Librin dhe Urtësinë, ndonëse më parë ishin në një humbje të qartë,
por edhe te disa të tjerëve nga ata që ende nuk u janë bashkuar. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.
Ata të cilëve iu besua Teurati e më pas nuk e zbatuan i shëmbëllejnë gomarit që bart libra.[136] Sa i keq që është shembulli i njerëzve që përgënjeshtrojnë ajetet e Allahut. Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
Thuaj: "O hebrenjë, në qoftë se pretendoni se jeni miqtë e Allahut, duke përjashtuar njerëzit e tjerë, atëherë dëshirojeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë!"
وَلَا يَتَمَنَّوۡنَهُۥٓ أَبَدَۢا بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ [٧]
Por, ata kurrë nuk e dëshirojnë vdekjen, për shkak të të këqijave që i kanë bërë me duart e veta. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
Thuaju: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni ka për t'ju zënë. Pastaj do të ktheheni te Njohësi i së fshehtës e i së dukshmes, e Ai do t'ju njoftojë për atë që keni bërë."
O besimtarë! Kur të thirreni për namaz, ditën e xhuma, nxitoni drejt përmendjes së Allahut dhe lëreni shitblerjen! Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit.
E, kur të mbarojë namazi, shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni Allahun shumë, që të gjeni shpëtim!
Ndërkaq, kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek Allahu, është më e mirë se dëfrimi e tregtia. Allahu është Furnizuesi më i mirë."

