عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Mutual Disillusion [At-Taghabun] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Mutual Disillusion [At-Taghabun] Ayah 18 Location Madanah Number 64

Është Ai që ju ka krijuar, por, megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa janë besimtarë. Allahu sheh gjithçka që bëni.

Kjo, ngaqë atyre u vinin të dërguarit e tyre me prova të qarta, ndërsa ata thoshin: "Vallë, njerëzit na udhëzuakan në rrugë të drejtë?!" Kështu, mohuan dhe kthyen shpinën. Ndërkohë, Allahu nuk ka nevojë (për ta). Allahu është i Panevojë e i Lavdëruar.

Jobesimtarët pretendojnë se nuk do të ringjallen. Thuaju: "Po, për Zotin tim, do të ringjalleni gjithsesi dhe pastaj do të njoftoheni për punët që keni bërë!" E kjo është e lehtë për Allahun.

Ndërkaq, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!

Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka zot që meriton të adhurohet. Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët!

Në të vërtetë, pasuria dhe fëmijët tuaj janë sprovë për ju. Ndërkohë, tek Allahu ka shpërblim të madh.

Ai është Njohësi i së fshehtës e i së dukshmes, i Gjithëfuqishmi, i Urti.