عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Banning [At-Tahrim] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Banning [At-Tahrim] Ayah 12 Location Madanah Number 66

Kur Pejgamberi i besoi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të veta, e ajo e tregoi, por Allahu ia bëri të ditur atij, ai i tha një pjesë asaj, ndërsa pjesën tjetër nuk ia përmendi. Kur ai ia tregoi këtë, ajo tha: "E kush ta tregoi ty?!" Ai tha: "Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Cili di hollësisht çdo gjë."

Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, bëni gjënë e duhur, sepse zemrat tuaja tashmë kishin anuar[140]; e, nëse ju bashkoheni kundër tij, atëherë ta dini se Allahu është Mbrojtës i tij, e edhe Xhibrili dhe besimtarët e mirë, e pastaj edhe melekët e mbështesin atë.

Allahu solli si shembull për jobesimtarët gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy robër Tanë të mirë, por i tradhtuan ata (duke mos besuar). Prandaj, ata nuk do t'u bëjnë kurrfarë dobie para Allahut dhe atyre të dyjave do t'u thuhet: "Hyni në Zjarr së bashku me ata që po hyjnë!"