عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

The Pen [Al-Qalam] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah The Pen [Al-Qalam] Ayah 52 Location Maccah Number 68

Nun.[141] Betohem në pendën dhe në atë që ata shkruajnë

se ti, falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i çmendur.

Me të vërtetë, për ty ka shpërblim të pandërprerë.

Dhe, vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit.

Ti do të shohësh, e edhe ata do të shohin,

se cili prej jush është i sprovuar me çmenduri.

S'ka dyshim se Zoti yt e di më së miri se kush është shmangur nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.

Prandaj, mos iu bind përgënjeshtruesve!

Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, që edhe ata të bëjnë lëshime.

pa thënë: "Në dashtë Allahu."

E në mëngjes, ata thirrën njëri-tjetrin:

Ata thanë: "I patëmeta është Zoti ynë. Ne ishim njëmend të padrejtë.

Me të vërtetë, për të devotshmit, te Zoti i tyre, janë Kopshtet e Lumturisë.

Vallë, a t’i trajtojmë muslimanët[142] njësoj si keqbërësit?!

Apo mos keni marrë prej Nesh ndonjë zotim që vlen deri në Ditën e Kiametit, se ju do ta keni atë që keni caktuar për vete?!

Ditën kur do të zbulohet Kërciri, ata do të thirren për të rënë në sexhde, por nuk do të munden.

Sytë e tyre do të jenë të përulur e do t'i mbulojë poshtërimi, pasi ata thirreshin për të rënë në sexhde sa ishin të shëndoshë.

Prandaj, më lër Mua me ata që e përgënjeshtrojnë këtë fjalë (Kuranin). Ne do t’i tërheqim ata shkallë-shkallë (drejt dënimit), në një mënyrë që as do ta kuptojnë.

Unë do t'u jap afat atyre. Me të vërtetë, kurthi Im është i fortë.

Apo mos gjendet tek ata gajbi (e fshehta) e po e shkruajnë?!

Prandaj, duro për vendimin e Zotit tënd e mos u bëj si njeriu i peshkut[143], kur u lut duke qenë i shqetësuar.