عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

The Jinn [Al-Jinn] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah The Jinn [Al-Jinn] Ayah 28 Location Maccah Number 72

Thuaj: "Mua më është shpallur se disa xhinë dëgjuan me vëmendje (Kuranin) dhe thanë: "Me të vërtetë, ne dëgjuam një Kuran të mahnitshëm,

që udhëzon drejt së vërtetës, prandaj ne i besuam atij dhe kurrë më nuk do t'i shoqërojmë Zotit tonë askënd (në adhurim).

Ndërkaq, më parë uleshim nëpër vende të caktuara të qiellit për të dëgjuar, por ai që përgjon tani, gjen një shigjetë flakëruese që i rri në pritë.

Ndërkohë, ne nuk e dimë nëse është për qëllim diçka e keqe për ata që janë në Tokë apo Zoti i tyre dëshiron t'i udhëzojë.

Ndër ne ka muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit), por ka edhe të padrejtë. E ata që pranuan Islamin, janë ata që e mësynë rrugën e drejtë.

për t'i sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën këshillës së Zotit të vet, Ai do ta fusë në një dënim të rëndë.

Me të vërtetë, xhamitë janë vetëm për Allahun, prandaj mos iu falni askujt krahas Allahut!

Kur robi i Allahut (Muhamedi) u ngrit t’i falej Atij, ata veç sa nuk hipën mbi njëri-tjetrin (për ta dëgjuar Kuranin).

Thuaj: "Unë i falem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim)."

Thuaj: "Askush nuk mund të më mbrojë nga Allahu dhe kurrë nuk do të gjej ndonjë strehë askund, përveçse tek Ai."

Unë kam për detyrë vetëm të përcjell të vërtetën që më vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. E kush i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, për të do të jetë Zjarri i Xhehenemit, ku do të qëndrojë përgjithmonë.

Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta marrin vesh se kush ka ndihmës më të dobët dhe numër më të vogël.

Ai është Njohësi i së fshehtës dhe askujt nuk ia zbulon të fshehtën e Tij,

që të bëhet e ditur se ata (të dërguarit) kanë kumtuar mesazhet e Zotit të tyre. Ai di gjithçka që ata kanë dhe Ai di numrin e çdo gjëje.