عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Spoils of war, booty [Al-Anfal] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Spoils of war, booty [Al-Anfal] Ayah 75 Location Madanah Number 8

Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaju: "Plaçka e luftës i takon Allahut dhe të Dërguarit. Pra, kini frikë Allahun, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë."

për të bërë të Vërtetën ngadhënjyese dhe për të shuar të pavërtetën, edhe pse këtë e urrejnë keqbërësit.

Kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj (në Bedër) e Ai ju përgjigj: "Unë do t'ju mbështes me një mijë melekë që vijnë njëri pas tjetrit."

Kjo, se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E kushdo që i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, le ta dijë se Allahu është i rreptë në ndëshkim.

Kjo është për ju, prandaj shijojeni atë, e për jobesimtarët do të ketë dënim me Zjarr.

Kushdo që ua kthen shpinën atyre atë ditë, – përveçse si taktikë e luftës a për t’iu bashkuar një grupi tjetër, – ai do të marrë zemërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij do të jetë Xhehenemi. Eh, sa përfundim i keq që është ai!

Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau, as ishe ti (o Muhamed) ai që i gjuajti, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t'i sprovonte besimtarët me një dhuratë të mirë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Kjo (ishte sprova juaj) dhe dijeni se Allahu dobëson kurthet e jobesimtarëve!

Nëse ju (jobesimtarë) po kërkoni vendimin, vendimi (i fitores kundër jush) erdhi tashmë. E, nëse ndaloni, është më mirë për ju. Por, nëse ju ktheheni (për të luftuar besimtarët), kthehemi edhe Ne (për t'i ndihmuar ata kundër jush). Turma juaj nuk do t'ju bëjë dobi aspak, edhe po qenë shumë, sepse Allahu është me besimtarët!

Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që janë të shurdhër dhe memecë (ndaj së vërtetës), të cilët nuk kuptojnë.

Po të dinte Allahu ndonjë të mirë tek ata, do t'i bënte të dëgjonin. Por, edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të shmangeshin duke kthyer shpinën.

Kujto kur jobesimtarët thurnin kurthe kundër teje: për të të zënë rob, për të të vrarë ose për të të dëbuar. Ata ngrenë kurthe, por edhe Allahu ngre kurthe (kundër tyre), e Allahu më së miri di të ngrejë kurthe.

Kur u lexohen ajetet Tona, ata thonë: "I kemi dëgjuar tashmë. Po të donim, edhe ne do të mund të thoshim diçka të tillë. Por këto nuk janë gjë tjetër, veçse trillime të të parëve."

Por, Allahu nuk do t'i dënojë ata përderisa ti (o Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t'i dënojë ata përderisa kërkojnë falje.

Lutja e tyre në Shtëpinë e Shenjtë nuk ishte gjë tjetër veçse fishkëllimë dhe rrahje duarsh. Prandaj, shijojeni dënimin për shkak se nuk besonit!

Thuaju atyre që nuk besojnë se, nëse heqin dorë (nga mosbesimi), do t'u falet e kaluara, por, nëse vazhdojnë, atëherë le ta kujtojnë dënimin e të mëparshmëve.

Por, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë dijeni se Allahu është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i shkëlqyer që është Ai!

Dijeni se çfarëdo që fitoni nga plaçka e luftës, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të tij, jetimëve, skamnorëve dhe udhëtarit të mbetur rrugës, nëse njëmend e besoni Allahun dhe atë që ia shpallëm robit Tonë në ditën e dallimit (të së vërtetës nga e kota), ditën kur u ndeshën dy ushtritë (në Bedër). Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Kur ju ishit në anën e afërt të Luginës (së Bedrit) e ata në anën e largët, kurse karvani ishte poshtë jush, edhe sikur të kishit caktuar një takim, nuk do të mund të takoheshit në kohën e caktuar, por (kjo ndodhi) me qëllim që Allahu të përmbushë një ngjarje që ishte e caktuar dhe në mënyrë që kush vdiq të vdiste pas provave të qarta dhe të jetonte ai që mbeti gjallë pas provave të qarta. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

(Kujto) kur Allahu t'i tregoi ata në ëndërr pak në numër. Sikur t'jua tregonte ata shumë, ju do të humbisnit guximin e do të kundërshtoheshit lidhur me atë çështje, por Allahu ju ruajti. Pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.

Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos u grindni me njëri-tjetrin, se do të humbni guximin e do t'ju lërë fuqia. Dhe jini të qëndrueshëm, se, pa dyshim, Allahu është me durimtarët.

E mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre duke u krekosur e për t'u dukur para njerëzve, duke dashur t'i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, sepse Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.

Dyfytyrëshit dhe ata që kishin sëmundje në zemrat e tyre, thanë: "Këta i ka mashtruar feja e tyre." Por, kushdo që i mbështetet Allahut, le ta dijë se, me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.

Këtë (dënim) e keni për shkak të asaj që bëtë me duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet."

Ashtu siç u ndodhi njerëzve të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre, të cilët i mohuan ajetet (shpalljet dhe shenjat) e Allahut, ndërkohë që Allahu i shkatërroi për gjynahet që bënë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe i rreptë në ndëshkim.

Kjo, për shkak se Allahu nuk ndryshon kurrë bekimet që ia ka dhuruar një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Kështu u ndodhi njerëzve të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre, të cilët përgënjeshtruan ajetet e Zotit të tyre, prandaj i shkatërruam për shkak të gjynaheve të tyre, ndërkaq njerëzit e Faraonit i fundosëm. Ata ishin të gjithë keqbërës.

Kurrsesi le të mos kujtojnë jobesimtarët se kanë arritur të ikin (nga dënimi), se, në të vërtetë, ata nuk mund të shpëtojnë.

Nëse ata anojnë drejt paqes, atëherë ano edhe ti drejt saj dhe mbështetju Allahut, se, pa dyshim, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

Sikur të mos ishte një vendim paraprak nga Allahu (që lejonte prenë e luftës), do t'ju godiste një dënim i madh për atë që morët.

Gëzojeni pra prenë e luftës që fituat si diçka të lejuar e të mirë dhe kijeni frikë Allahun, se Allahu është vërtet Falës i madh e Mëshirëplotë.

Por, nëse ata duan të të tradhtojnë, ata e kanë tradhtuar Allahun më parë dhe Allahu ta mundësoi të ngadhënjesh kundër tyre. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Ndërkaq, ata që nuk besuan janë miq të njëri-tjetrit. Nëse ju (besimtarët) nuk veproni njëjtë (duke u bërë miq të njëri-tjetrit), do të ketë tundime e çrregullime të mëdha në Tokë.

Edhe ata që besuan më vonë dhe mërguan e luftuan bashkë me ju, janë prej jush. Por ata (besimtarë) që kanë lidhje gjaku janë më të afërt me njëri-tjetrin (në çështjen e trashëgimisë) sipas Librit të Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.