The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe Cleaving [AL-Infitar] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The Cleaving [AL-Infitar] Ayah 19 Location Maccah Number 82
Kur qielli të çahet;
kur yjet të shkapërderdhen;
kur detet të shpërthejnë
dhe kur varret të përmbysen,
atëherë secili do ta kuptojë çfarë ka bërë dhe çfarë ka lënë mangët.
O njeri, ç'të mashtroi ty ndaj Zotit tënd Bujar,
i Cili të krijoi, të dha përmasa të rregullta e të harmonizoi
dhe, në trajtën që deshi, të formësoi?!
Jo, por ju e përgënjeshtroni Ditën e Gjykimit.
Ndërkaq, mbi ju ka mbikëqyrës,
shkrues fisnikë,
që dinë gjithçka që bëni.
Vërtet, të mirët do të jenë në lumturi,
kurse, të ligjtë do të jenë në Zjarrin flakërues,
në të cilin do të digjen në Ditën e Gjykimit,
pa dalë kurrë prej tij.
E, nga e di ti se ç’është Dita e Gjykimit?
Sërish, nga e di ti se ç’është Dita e Gjykimit?
Është Dita kur askush s'do të mund t'i ndihmojë askujt dhe kur i gjithë pushteti do të jetë vetëm i Allahut.

