The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe morning star [At-Tariq] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The morning star [At-Tariq] Ayah 17 Location Maccah Number 86
Betohem në qiellin dhe në yllin e natës!
E nga e di ti se ç’është ylli i natës?
Ai është ylli shndritës.
Çdo shpirt ka një mbikëqyrës.
Pra, le të vështrojë njeriu prej çfarë është krijuar!
Është krijuar prej një lëngu që hidhet me vrull
e që del ndërmjet boshtit kurrizor dhe brinjëve
Me të vërtetë, Ai ka fuqi ta kthejë atë (në jetë)
Ditën kur do të zbulohen të fshehtat,
kur njeriu s’do të ketë as fuqi, as ndihmës.
Betohem në qiellin me shi të njëpasnjëshëm
dhe në tokën që çahet,
se ky (Kuran) është një Fjalë ndarëse
e nuk është shaka.
Në të vërtetë, ata po kurdisin një kurth,
por edhe Unë po kurdis një kurth.
Prandaj, jepu afat jobesimtarëve, lëri edhe për pak kohë.

