The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe Overwhelming [Al-Ghashiya] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The Overwhelming [Al-Ghashiya] Ayah 26 Location Maccah Number 88
A të ka ardhur lajmi për Ndodhinë Gjithëpërfshirëse?
Disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të përulura,
që kanë punuar e janë stërmunduar,
por që do të hyjnë në Zjarrin përvëlues
dhe do të pinë nga një burim i valuar.
Për ta nuk do të ketë tjetër ushqim përveç ferrave të thata,
që as shëndoshin, as shuajnë urinë.
E disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të lumtura,
të kënaqura me përpjekjen e tyre,
në një kopsht të lartë Xheneti,
ku nuk do të dëgjojnë asnjë fjalë të kotë.
Aty ka një burim që rrjedh,
divane të ngritura,
kupa të vendosura,
jastëkë të radhitur
dhe qilima të shtruar.
A nuk i shohin devetë se si janë krijuar;
qiellin se si është ngritur lart;
malet se si janë vendosur
dhe tokën se si është shtrirë?!
Prandaj këshillo, se ti je vetëm këshillues
dhe nuk je detyrues ndaj tyre.
Por, atë që kthen shpinën dhe nuk beson,
Allahu do ta ndëshkojë me dënimin më të madh.
Me të vërtetë, te Ne është kthimi i tyre,
dhe është detyrë Jona t'i marrim në llogari.

