The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe Dawn [Al-Fajr] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The Dawn [Al-Fajr] Ayah 30 Location Maccah Number 89
Betohem në agimin,
në dhjetë netët[159],
në çiftin dhe tekun,
dhe në natën kur kalon!
A nuk mjafton ky betim për atë që ka mend?!
A nuk e ke parë çfarë bëri Zoti yt me adët,
banorët e Iremit me shtylla të larta,
që s'ishte krijuar diçka e ngjashme në asnjë vend.
dhe me themudët, që gdhendnin shkëmbinjtë në luginë,
si dhe me Faraonin, njeriun e hunjve,
të cilët shkelën kufijtë nëpër botë,
duke shtuar shthurjen në to?!
Prandaj, Zoti yt lëshoi mbi ta kamxhikun e dënimit.
Vërtet, Zoti yt është gjithmonë në pritë.
Sa i përket njeriut, kur Zoti e sprovon duke e nderuar (me pasuri) dhe duke i dhuruar mirësi, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar."
Por, kur e sprovon duke ia pakuar rrizkun, ai thotë: "Zoti im më ka poshtëruar."
Jo, nuk është ashtu! Por, ju nuk e nderoni jetimin,
nuk nxitni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfrin,
e hani trashëgiminë me pangopësi,
dhe e doni pasurinë tepër fort.
Jo! Kur Toka të dridhet me tronditje të njëpasnjëshme,
e të vijë Zoti yt me melekët të rreshtuar radhë-radhë,
dhe kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet, por ç’dobi do t'i sjellë kjo kujtesë!
Ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha bërë diçka për jetën time!"
Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai
dhe askush nuk do të prangojë siç prangon Ai.
O shpirt i qetë!
Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar!
Hyr në mesin e robërve të Mi
dhe hyr në Xhenetin Tim!

