عربيEnglish

The Noble Qur'an Encyclopedia

Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languages

Repentance [At-Taubah] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Surah Repentance [At-Taubah] Ayah 129 Location Madanah Number 9

Lirim i shpallur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij prej çdolloj detyrimi ndaj idhujtarëve me të cilët kishit lidhur marrëveshje.

Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Allahun dhe me të Dërguarin e Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje në Xhaminë e Shenjtë? Nëse ata e përmbushin zotimin e tyre ndaj jush, atëherë ju përmbusheni zotimin tuaj ndaj tyre, sepse Allahu i do ata që i frikësohen Atij.

Si (mund të ketë marrëveshje me ta), kur ata, nëse arrijnë t'ju mposhtin, nuk respektojnë as lidhjet farefisnore e as marrëveshjet? Ata ju kënaqin me gjuhët e tyre, ndërkohë që zemrat e tyre e urrejnë atë dhe shumica e tyre janë të pabindur.

Ata nuk respektojnë lidhjet farefisnore, as marrëveshjet në lidhje me besimtarët. Pikërisht këta janë tejkaluesit e kufijve.

A nuk do të luftoni kundër njerëzve që thyen betimet e tyre, u përpoqën ta dëbojnë të Dërguarin dhe janë ata që filluan luftën të parët kundër jush? Mos vallë keni frikë prej tyre? Allahu meriton shumë më shumë që t'i frikësoheni, nëse jeni besimtarë të vërtetë!

dhe të largojë zemërimin nga zemrat e tyre. Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirën e me kënaqësinë e Tij dhe me kopshte të Xhenetit, ku do të kenë lumturi të përhershme.

Ata i kanë marrë rabinët dhe murgjit e tyre për zot përveç Allahut, si dhe Mesihun, birin e Merjemes, ndonëse janë urdhëruar të adhurojnë një Zot, të Vetmin; askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij. I lartësuar është Ai mbi gjithçka që i shoqërojnë.

Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë mbizotëruese mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët.

Ditën kur thesaret e tyre do të nxehen në Zjarrin e Xhehenemit dhe me të do t'u njollosen ballët, anët dhe shpinat e tyre (e do t'u thuhet): "Kjo është ajo që grumbulluat për veten tuaj. Shijoni pra (dënimin për) atë që grumbulluat."

Shtyrja e (një muaji) është vetëm shtim i mosbesimit, i cili i çon ata në humbje të mëtejshme. Ata e shpallin atë muaj të lejuar në një vit dhe të shenjtë vitin tjetër, në mënyrë që të përputhen me numrin e muajve që Allahu i ka shpallur të shenjtë, duke e lejuar atë që Allahu e ka ndaluar. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija, e, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.

Nëse nuk dilni në luftë, Ai do t'ju dënojë me një dënim të dhembshëm dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër. Ju nuk mund t'i bëni asnjë dëm Atij, sepse Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Nëse ju nuk e përkrahni atë (Pejgamberin), atëherë Allahu e ka përkrahur atë kur jobesimtarët e detyruan të largohej; kur ishte i dyti nga të dy në shpellë – i tha shokut të tij (Ebu Bekrit): "Mos u pikëllo, se Allahu është me ne!" Pas kësaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të, e mbështeti me ushtarë që nuk i shihnit, dhe bëri që fjala e jobesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse Fjala e Allahut të jetë më e larta. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.

Nëse do të kishte qenë një fitore e lehtë dhe një udhëtim i shkurtër, ata (dyfytyrëshit) do të të kishin ndjekur, por rruga u dukej shumë e largët. Ata do të betohen në Allahun: "Sikur të kishim mundësi, do të dilnim (në luftë) bashkë me ju." Ata shkatërrojnë kështu vetveten. Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.

Allahu të faltë (o Muhamed)! Po pse ua lejove (të mos dalin në luftë) para se të të bëhej e qartë se cilët thoshin të vërtetën dhe cilët ishin gënjeshtarë?

Vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit kërkojnë leje për t'u liruar. Ata kanë dyshime në zemrat e tyre, kështu që vazhdojnë të luhaten në dyshimet e tyre.

Nëse ata do të kishin synuar vërtet të dilnin në luftë, do të kishin bërë përgatitjet e nevojshme për të. Por, Allahu nuk e pëlqeu daljen e tyre, prandaj ua bëri të rëndë dhe u tha: "Rrini me ata (të paaftë) që nuk luftojnë!"

Sikur ata të kishin dalë me ju, vetëm do t'jua shtonin të keqen dhe do të nxitonin të mbillnin ngatërresa mes jush, duke dashur t'ju përçajnë, e në radhët tuaja ka të atillë që ua vënë veshin. Allahu i njeh mirë zullumqarët.

Ka disa prej tyre që thonë: "Më lër të mungoj (në luftë) e mos më vër në sprovë." Vini re, ata tashmë kanë rënë në sprovë. Me siguri, Xhehenemi do t'i përfshijë jobesimtarët.

Thuaj: "Nuk do të na ndodhë asgjë përveç asaj që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët."

Thuaj: "Shpenzoni me dëshirë ose pa dëshirë, kurrsesi nuk do t'ju pranohet, sepse ju, në të vërtetë, jeni popull i pabindur.

Lëmosha (zekati) është vetëm për të varfrit, për nevojtarët; për punonjësit e ngarkuar me këtë përgjegjësi, për ata që duhen përfituar zemrat e tyre (në Islam), për lirimin e robërve, për ata që kanë borxhe, për (luftë në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarin e mbetur rrugës. Ky është caktim i detyrueshëm nga Allahu. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Në mesin e tyre (dyfytyrëshve) ka disa që fyejnë Pejgamberin dhe thonë: "Ai dëgjon çdo gjë që i thuhet." Thuaju: "Ai dëgjon atë që është e mirë për ju. Ai beson në Allahun, u beson besimtarëve dhe është mëshirë për ata që besojnë nga mesi juaj. Ndërkaq, për ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut do të ketë një dënim të dhembshëm."

Ata betohen në Allahun për t'ju kënaqur, por më e drejtë është të kërkojnë kënaqësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse janë besimtarë.

Dyfytyrëshit kanë frikë se do të shpallet ndonjë sure, e cila do t'i lajmërojë (besimtarët) për atë që fshehin në zemrat e tyre. Thuaju: "Vazhdoni të talleni, se Allahu me siguri do të zbulojë atë që i druheni."

Allahu u ka premtuar dyfytyrëshve e dyfytyrësheve dhe jobesimtarëve zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë; ai do t'u mjaftojë atyre. Allahu i ka mallkuar ata dhe për ta do të ketë dënim të përhershëm.

A nuk kanë dëgjuar ata për popujt e mëparshëm: për popullin e Nuhut, të adëve e të themudëve, si dhe për popullin e Ibrahimit, për popullin e Medjenit dhe për qytetet e rrënuara (të popullit të Lutit)?! Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta. Pra, Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

Allahu u ka premtuar besimtarëve e besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si dhe vendbanime të mrekullueshme në Xhenetet e Adnit (Përjetësisë) e kënaqësinë e Allahut, që është më e madhja. Kjo është fitorja madhështore.

Ata betohen në Allahun se nuk e thanë atë (fjalë të keqe), por, në të vërtetë ata thanë fjalën e mosbesimit dhe nxorën në pah mosbesimin e tyre pas hyrjes në Islam dhe synuan të bëjnë diçka që nuk arritën ta bëjnë. Ata u zemëruan vetëm pse Allahu dhe i Dërguari i Tij i pasuruan ata me dhuntitë e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta, por, nëse kundërshtojnë, Allahu do t'i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm në këtë botë e në botën tjetër dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi a ndihmëtari në Tokë.

Disa nga ata ia kanë dhënë besën Allahut (duke thënë): "Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, ne patjetër se do të japim lëmoshë dhe do të jemi prej të mirëve."

Prandaj, Ai rrënjosi dyfytyrësinë në zemrat e tyre deri në Ditën kur do ta takojnë Atë, për shkak të thyerjes së premtimit që ia kishin dhënë Allahut dhe për shkak se gënjenin.

Kërkove falje për ta ose nuk kërkove falje për ta; edhe sikur të kërkoje falje për ta shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'i falte kurrë. Kjo, për shkak se ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin e pabindur.

Nëse Allahu të kthen te ndonjë grup prej tyre dhe ata të kërkojnë leje që të dalin me ty (në luftë), thuaju: "Kurrë nuk do të dilni me mua në luftë, as do të luftoni me mua kundër ndonjë armiku. Ju ishit të kënaqur që mbetët mbrapa herën e parë, kështu që rrini me ata që nuk dalin në luftë."

Kurrë mos ia fal namazin e xhenazes asnjërit prej tyre kur të vdesë, as mos qëndro pranë varrit të tij (për t'u lutur për të). Ata (dyfytyrëshit) mohuan Allahun e të Dërguarin e Tij dhe vdiqën duke qenë të pabindur.

Prandaj, të të mos bëjnë përshtypje pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse Allahu synon vetëm që t'i ndëshkojë nëpërmjet tyre në jetën e kësaj bote dhe t'u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.

Sa herë që shpallet ndonjë sure ku thuhet: "Besoni Allahun dhe luftoni së bashku me të Dërguarin e Tij", pasanikët nga ata të kërkojnë leje, duke thënë: "Na lër të qëndrojmë me ata që nuk dalin në luftë!"

Ata u pajtuan të mbesin me ata (të paaftët) që nuk shkojnë në luftë. Zemrat e tyre janë vulosur, prandaj nuk kuptojnë.

Disa beduinë erdhën me arsyetime, duke të kërkuar leje (për mosdalje në luftë), ndërsa ata që gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij mbetën mbrapa (pa kërkuar leje). Ata që mohuan nga radhët e tyre, do t'i godasë një dënim i dhembshëm.

Nuk ka gjynah (për mosdalje në luftë) për të dobëtit, të sëmurët dhe ata që nuk kanë asgjë për të shpenzuar, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për qortim ndaj punëmirëve. Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Nuk ka gjynah as për ata që erdhën te ti duke të kërkuar ndonjë kafshë shalimi që t'i marrësh me vete, e ti u the: "Nuk mund t'ju gjej asnjë kafshë." Ata u larguan, ndërkohë që sytë u rridhnin lot nga pikëllimi që nuk gjenin asgjë për të shpenzuar.

Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Në qoftë se ju bëheni të kënaqur me ta, ta dini se Allahu nuk është i kënaqur me njerëzit e pabindur.

Beduinët janë më të këqij në mosbesim e dyfytyrësi dhe ka më shumë të ngjarë që ata të mos i njohin kufijtë që Allahu ia ka shpallur të Dërguarit të Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Në mesin e beduinëve ka të atillë që e llogarisin si ndëshkim atë që shpenzojnë dhe presin fatkeqësinë tuaj. Fatkeqësia qoftë kundër tyre! Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Por, nga beduinët ka edhe të atillë që besojnë Allahun e Ditën e Fundit dhe e konsiderojnë atë që shpenzojnë si mjet për t'iu afruar Allahut dhe për të fituar lutjet e të Dërguarit. Kjo, pa dyshim, është një mjet afrimi (tek Allahu) për ta. Allahu do t'i fusë nën mëshirën e Tij. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Sa u përket të hershmëve e të parëve nga muhaxhirët e ensarët dhe ata që i pasuan ata në mënyrën më të mirë, Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ai u ka përgatitur atyre kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të banojnë aty përgjithmonë e pambarim. Kjo është fitorja e madhe.

Por, ka edhe të tjerë që pranojnë fajet e veta, të cilët kanë përzier punët e mira me punë të këqija. Mbase Allahu do t'ua pranojë pendimin. Me të vërtetë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t'i pastrosh e do t'ua shtosh (shpërblimin) dhe lutu për ta, se vërtet lutja jote është qetësim për ta. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Dhe ka të tjerë që janë në pritje të vendimit të Allahut. Ai mund t'i ndëshkojë ata ose t'ua pranojë pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Ka (gjithashtu) nga ata që ndërtuan xhami me qëllim të dëmtimit (të besimtarëve), për të shtuar mosbesimin, për të futur përçarje mes besimtarëve dhe për të pritur aty ata që luftuan më parë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata, sigurisht do të betohen: "Ne deshëm vetëm të bënim mirë." Por. Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.

Allahu kurrë nuk i çon njerëzit në humbje pasi t'i ketë udhëzuar, derisa t'u sqarojë atyre se nga çfarë duhet të ruhen. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve që mbetën pas[64], derisa atyre iu ngushtua toka përkundër gjerësisë së saj e iu ngushtuan shpirtrat e tyre dhe e kuptuan se nuk ka strehim prej Allahut përveçse tek Ai. Pastaj Allahu ua mundësoi të pendohen dhe ua pranoi pendimin. Me të vërtetë, Allahu është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.

Ata nuk japin ndonjë lëmoshë, qoftë e madhe, qoftë e vogël, e as kalojnë ndonjë luginë, pa iu shënuar (si vepër e mirë), në mënyrë që Allahu t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë.

Juve ju ka ardhur tashmë një i dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet që përjetoni, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër dhe është i dhembshur e i mëshirshëm me besimtarët.

Nëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaju: "Mua më mjafton Allahu, përveç të Cilit s'ka zot që meriton të adhurohet. Atij i mbështetem. Ai është Zoti i Arshit madhështor.