The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe City [Al-Balad] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The City [Al-Balad] Ayah 20 Location Maccah Number 90
Betohem në këtë qytet[160],
në të cilin ti je i lirë,
dhe (betohem) në babanë dhe në të lindurin,
se Ne e kemi krijuar njeriun në mundime të njëpasnjëshme.
Vallë, a mendon ai se askush nuk ka fuqi mbi të?!
Ai thotë: "Kam shpenzuar shumë pasuri."
A mos mendon ai se nuk e ka parë askush?!
A nuk i dhamë Ne atij dy sy,
një gjuhë e dy buzë
dhe ia treguam dy rrugët?
Ndërkohë, ai nuk e ka kapërcyer të përpjetën.
E nga e di ti se ç’është e përpjeta?
Ajo është të lirosh një rob
ose t'i japësh ushqim në ditë urie
një jetimi të afërm
ose një të varfri të pangrënë,
si dhe të jesh prej atyre që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe këshillojnë për mëshirë.
Këta janë njerëzit e krahut të djathtë,
kurse ata që përgënjeshtrojnë ajetet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë,
mbi të cilët do të jetë një Zjarr i mbyllur.

