The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe Sun [Ash-Shams] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The Sun [Ash-Shams] Ayah 15 Location Maccah Number 91
Betohem në Diellin dhe në shkëlqimin e tij,
në Hënën kur e ndjek atë,
në ditën kur e zbulon atë,
në natën kur e mbulon atë,
në qiellin dhe në Atë që e ndërtoi,
në Tokën dhe në Atë që e shtriu,
dhe në shpirtin e në Atë që e përsosi,
duke ia sqaruar të keqen e të mirën,
se ka fituar ai që e pastron atë (shpirtin)
dhe ka dështuar ai që e mbulon atë (me gjynahe).
Themudët përgënjeshtruan, duke shkelur kufijtë,
kur u ngrit më i poshtri i tyre.
Megjithëse, i dërguari i Allahut (Salihu) u pati thënë atyre: "Mos e prekni devenë e Allahut dhe ujin e saj!"
Por, ata e përgënjeshtruan (Salihun) dhe e therën atë (devenë), prandaj Zoti i tyre i shfarosi për fajin e tyre dhe i bëri rrafsh me tokë,
pa pasur frikë nga pasojat e kësaj.

