The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe night [Al-Lail] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The night [Al-Lail] Ayah 21 Location Maccah Number 92
Betohem në natën kur mbulon,
në ditën kur zbardh
dhe në Atë që krijoi mashkullin e femrën,
se vërtet punët tuaja janë të ndryshme.
Sa për atë që jep dhe ruhet (nga gjynahet)
dhe e beson më të mirën (Xhenetin),
Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt lehtësisë.
Ndërkaq, atij që tregohet koprrac e i vetëmjaftueshëm
dhe e përgënjeshtron më të mirën (Xhenetin),
Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt vështirësisë.
E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi kur të bjerë në greminë.
Në të vërtetë, është detyrë Jona të tregojmë rrugën e drejtë
dhe Jona është bota e amshuar e kjo botë.
Kështu që Unë ju kam paralajmëruar për një Zjarr që flakëron,
në të cilin hyn vetëm më i keqi,
ai që përgënjeshtron dhe kthen shpinën.
Ndërkaq, do të shmanget prej tij më i ruajturi,
ai që jep pasurinë e vet për t’u pastruar
e jo për të kthyer ndonjë të mirë që i është bërë,
por vetëm duke kërkuar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.
E s'ka dyshim se ai do të jetë i kënaqur.

