The Noble Qur'an Encyclopedia
Towards providing reliable exegeses and translations of the meanings of the Noble Qur'an in the world languagesThe Clear proof [Al-Bayyina] - Albanian Translation - Rowwad Translation Center (in progress)
Surah The Clear proof [Al-Bayyina] Ayah 8 Location Madanah Number 98
Ata që mohuan prej ithtarëve të Librit dhe prej idhujtarëve nuk do të ndaheshin (nga mosbesimi i tyre) derisa t’u vinte dëshmia e qartë:
Një i Dërguar prej Allahut, që t'u lexonte faqe të pastra,
në të cilat ka shkrime (ajete) të drejta.
Ata që u ishte dhënë Libri u përçanë vetëm pasi u erdhi dëshmia e qartë.
Ata nuk u urdhëruan për gjë tjetër përveçse ta adhuronin Allahun, duke ia kushtuar fenë vetëm Atij e duke qenë besimdrejtë, si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët do të jenë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Pikërisht ata janë krijesat më të këqija.
Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira.
Shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për atë që i frikësohet Zotit të vet.

